FSHF përjashton Kamzën nga Superliga dhe Kupa

Komisioni Disciplinor pranë Federatës së Futbollit Shqiptar ka përjashtuar Kamzën nga ky kampionat i Kategorisë Superiore dhe nga Kupa pas ngjarjeve të tmerrshme të fundjavës së kaluar, ku drejtuesit e klubit kamzali sulmuan barbarisht arbitrin Eldorian Hamiti pas përfundimit të ndeshjes Kamza – Laçi. Në këtë mënyrë Kamza sezonin e ardhshëm do të nisë gjithçka nga Kategoria e Dytë.

Tashmë ekipi i Kamzës mund të apelojë në FSHF, ku me shumë gjasa nuk do të merr përgjigje pozitive, ndërsa apeli në KAS dhe UEFA është një histori e gjatë, pasi nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të vendimit. Përjashtimi i Kamzës nga Kategoria Superiore mund të ndryshojë shumë gjëra, pasi sipas rregullores, rezultatet e deritanishme mbeten në fuqi, ndërsa tani e tutje çdo ndeshje jepet 3:0 në tavolinë, në favor të ekipit kundështar të Kamzës.

Leave a Reply