Gjatë ditës së sotme në futbollin vendor në program është ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Maqedonisë, midis Akademia Pandev dhe Pobedës, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo një ndeshje e vështirë për skuadrën nga Prilepi, që tashmë 8 ndeshje kampionale nuk dinë për fitor. Megjithatë është shumë befasuese mënyra se si kjo skuadër ka arritur deri në këtë fazë. Ata në çerekfinale eliminuan Shkëndijën, duke e mundur në të dyja ndeshjet, ndërsa e gjithë kjo paralajmëron edhe vetë ekipin e Akademia Pandev.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Akademia Pandev po luan mirë këtë edicion, pavarësisht disfatës në fundjavë ndaj Shkupit. Ata si duket që në atë ndeshje mendonin më shumë për takimin me ne. Luajmë si mysafir, mirëpo mund të them se jemi mësuar më ndeshje të këtilla, pasi edhe ndeshjet si vendas i luajmë jashtë stadiumit tonë, ashtu që si sportist mund të premtojmë se nuk do të dorëzohemi deri në fund dhe se do të nxjerrim një rezultat pozitiv nga kjo përballje” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Bujamin Asani.
Ndeshja midis Akademia Pandevit dhe Pobedës starton në ora 14:00.