Akademia Pandev ka siguruar përparësi prej dy golave përballë Pobedës pas ndeshjes së parë gjysmëfinale në Kupën e Maqedonisë. Takimi i zhvilluar sot në Strumicë i takoi skuadrë vendase me shifrat 3:1, që u jep përparësi të mirë por jo edhe aq të reahtshme para sfidës së kthimit.
Velinov dhe dy herë Milovanoviq shënuan golat për epërsi bindëse të Akademia Pandevit, ndërsa Makota në minutën e 81 reaizoi golin e shpresës për ekipin nga Prilepi. Në gjysmëfinalen tjetër Makedonija Gj.P. para një jave fitoi 1:0 ndeshjen e parë si mysafire e Bellasicës. Takimet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë janë paraparë të luhen më 10 prill kur do të mësohen emrat e skuadrave finaliste të edicionit të sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë. /SHENJA/