Vera e vitit 2019 mund të sjellë shumë ndryshime te skuadra e Real Madridit. Rezultatet jo të mira, e sidomos eliminimi nga Liga e Kampionëve, kanë shtyrë Florentino Perezin të mendojë për ndryshime drastike në verën e këtij viti.
Mediet në Spanjë raportojnë Real Madridi po bëhet gati për një operacion të gjerë largimesh.
Emra të mëdhenj si Isko, Garet Bejll, Marselo, Mariano Diaz, Valleho dhe Brahim Diaz, janë disa prej tyre që mund të largohen nga “Santiago Bernabeu”, e ku në anën tjetër pritet të zbrakojnë futbollistë shumë cilësorë, si Eden Hazard, Hari Kejn dhe Mauro Ikardi.