Besar Iseni rikthehet, do të luajë në derbin ndaj Shkëndijës!

Lajm i mirë për FC Shkupin në prag të derbit me Shkëndijën në këtë fundjavë. Besar Iseni i rikthehet terreneve dhe besohet se do të jetë i gatshëm të luajë të dielën përballë kampionëve në fuqi.

Iseni dy javët e fundit ankohej prej një lëndimi në këmbën e majtë dhe ndeshjet me Pobedën e Akademia Pandevin i ka ndjekur nga tribuna. Ndërkohë sipas informacioneve të “InfOSport.mk”, Becko ka lënë pas lëndimin dhe sot ka qenë për mjekim në Bullgari që ka marrë edhe dritën jeshile nga mjekët për të luajtur.

Iseni nga dje ka filluar me stërvitje të lehta, ndërsa ditëve në vijim do të ushtrojë me intenzitet të njejtë me ekipin për të qenë i gatshëm për ndeshjen e së dielës, e cila do të jetë edhe e para pranë publikut vendas pas rikthimit te Shkupi.

Derbi Shkupi-Shkëndija do të zhvillohet të dielën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 14:00./InfOSport.mk

Leave a Reply