Sedat Berisha inspiron fitoren e Dritës së Gjilanit (VIDEO)

Mbrojtësi shkupjan, Sedat Berisha sot ka zhvilluar ndeshjen e dytë me Dritën e Gjilanit, pasi javën e shkuar debutoi në transfertën me Trepçën 89. Shkupjani Berisha sërish ka luajtur për 90-të minuta, duke përformuar me një cilësi të lartë për skuadrën gjilanase. Përveç sigurisë që sjell në mbrojtjen e ekipit të drejtuar nga Ardian Nuhiu, Berisha tashmë ka ndihmuar skuadrën edhe në fazën sulmuese falë shtatë-lartësisë së tij.

Sot skuadra nga Gjilani mundën 2:0 ekipin e Drenicës, ndërsa pikërisht Berisha ishte njeriu vendimtar në zhbllokim e rezultatit. 90-të minuta shumë të vështira lojë, luftë në të cilën Drenica  kryesisht mbrohej dhe u deshën që dy momente në kohën shtesë për të sjellë tre pikë për Dritën. Fillimisht një harkim nga gjuajtja e lirë, me kokë është goditur pikërisht nga Berisha, ndërsa më pas i përplasur në shpinën e mbrojtësit kundërshtar, përfundon në rrjetën e Drenicasve për epërsi dhe gëzim në radhët e Dritës.

Me epërsi 1:0, kampionia në fuqi e Kosovës, ka menaxhuar minutat e mbetura, madje duke arritur në minutën e fundit të shtesës të fitojë një penallti që është konvertuar në gol nga Xhevdet Shabani.

Me këto tre pikë skuadra e Dritës ngjitet në vendin e katërt dhe kjo është fitorja e 2 për Dritën në 3 ndeshjet e fundit të udhëhequr nga trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu./InfOSport.mk

Drita vs Drenica 1:0

Bujar Shabani shënon për FC Drita – Intelektualët

Публикувахте от Insporti в Петък, 1 март 2019 г.

Drita vs Drenica 2:0

Xhevdet Shabani shënon për FC Drita – Intelektualët

Публикувахте от Insporti в Петък, 1 март 2019 г.

Leave a Reply