Trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu ka marrë fitore me Dritën e Gjilanit ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për kampionatin e futbollit në Superligën e Kosovës. Drita e udhëhequr nga tekniku Nuhiu fitoi me rezultat 2:0, me golat e Nvebuezes dhe Shabanit që i realizuan në minutën e 90-të dhe tjetrin në shtesat.
Fitorja e Dritës ka arkuatuar tre pikë të reja në konto, duke u renditur kështu në vendin e katërt me 29 pikë të grumbulluara. Drita ndeshjen e radhës në kampionatin kosovar e luan me KF Ballkanin. /InfOSport.mk