Historike, një arbitre femër do të jetë nesër pjesë e 6-es së arbitrëve që do të ndajnë drejtësinë në derbin e Superligës shqiptare, Tirana-Partizani.
Bëhet fjalë për Emanuela Rustën, e cila do të jetë arbitre pas porte dhe do të ndihmojë kryesorin Enea Jorgji.
Kjo është historike për futbollin shqiptar, sepse kurrë më parë në një derbi nuk kishte gjykuar edhe një femër, shkruan “Panorama”.
Emanuela Rusta mban stemën e FIFA-s dhe është një ndër gjyqtaret e futbollit më të talentuar në Shqipëri.