Muaji mars nuk filloi mirë për reprezentuesin e përfaqësueses së Maqedonisë dhe lojtarin e Dinamo Zagrebit, Arian Ademi. Futbollisti shqiptar ka marrë rekomandim nga mjekët se duhet të hyjë në operim këtë muaj dhe pritet të mbetet jashtë terreneve për tre javë. Ademi ka probleme me stomakun dhe operimi është paraparë opsioni më i shpejtë dhe më i sigurtë për ta tejkaluar këtë pengesë.
Në këtë situatë, tetovari do t’i humbasë të dyja ndeshjet me Dinamo Zagrebin ndaj Benfikës në Liga Evropa si dhe me shumë gjasa nuk do të mund të luajë me përfaqësuesen e Maqedonisë në fillimin eliminatoreve për Euro2020 në ndeshjen ndaj Letonisë që do të zhvillohet me 21 mars në Shkup./Shenja/