Shtëpia e futbollit Europian, UEFA ka vendosur që t’i ul çmimin e biletave të ndeshjes finale të këtij edicioni në Liga Evropa. UEFA përmes një kumtese ka njoftuar opinionin sportiv se biletat më të lira për finalen e Liga Evropës do të jenë 30 euro, që do të thotë 15 euro më lirë nga dy finalet e kaluara.
Kategoria e tretë e biletave do të kushtojë 50 euro, ndërsa ulëset më të shtrenjta në stadium do të paguhen 140 euro. Finalja e Liga Evropës do të zhvillohet me 29 maj në “Stadiumin Olimpik” në Baku të Azerbejxhanit, i cili ka kapacitet prej 64 mijë ulëseve.