Përfaqësuesja e Turqisë rikthen seleksionuesin legjendar. Shenoll Gunesh është emri që do ta udhëheq Turqinë në të ardhmen. Ai u zyrtarizua sot, duke zëvendësuar kështu Mirsea Lucescun i cili u shkarkuar disa javë më parë.
Shenoll rikthehet në stolin e përfaqësueses turke, pasi më herët ka drejtuar të njejtit gjatë periudhës 2000 deri 2004 dhe arriti suksesin historik, duke përfunduar në vendin e tretë në Botërorin e vitit 2002. Ai zyrtarisht me punë me përfaqësuesen turke do të nis nga 1 qershori, pasi deri në fund të sezonit do të jetë te Beshiktashi.
Në këtë situatë, Shenoll nuk do të jetë në krye të Turqisë, kur këta të fundit do të luajnë ndeshjen me Shqipërinë në mars në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020. Ndërkohë që misioni i seleksionuesit legjendar është që të kualifikojë Turqinë në Europian dhe në Botërorin e vitit 2022./InfOSport.mk