Rekordet janë bërë për tu thyer dhe fakte të tilla nuk janë aspak një problem për gardianin italian, Xhanluixhi Bufon.
Pasi u transferua me bujë nga Juventusi në radhët e PSZH-së, gardiani italian ka vendosur edhe rekordin e parë në tokën franceze.
Legjenda e Juventusit ishte pjesë e triumfit 3:0 të PSH-së kundër Dijon në Kupën e Francës, duke arritur në këtë mënyrë shifrën e 600 fitoreve në futbollin profesionist.
41-vjeçari Bufon ka zhvilluar 1.071 ndeshje zyrtare që prej vitit 1995, të shpërndara mes Parmës (168), Juventusit (509), kombëtares italiane (176) dhe 19 me PSZH-në.