Premierligë, favoritët sonte fitojnë pa probleme

Sonte në kuadër të javës së 28-të në Premierligën angleze u zhvilluan 6 takime të rradhës, ku spikatën fitoret e skuadrave favorite, njofton “infOSport.mk”.

Ishte Arsenali që e nisi vrrullshëm, duke mundur 5:1 Burnmautin, teksa nuk fali edhe lideri aktual Liverpulli, që demoloi me rezultatin 5:0 Uatfordin.

Në derbin e mbrëmjes Çelzi në “Stemford Brixh” të Pedro (57’) dhe Tripier (84’a.g), mundi Totenhamin me rezultatin 2:0, Sitit i mjaftoi goli i Agueros në minutën e 59-të për të shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Uest Hamit, teksa vazhdoi shkëlqimi i Junajtedit nën drejtimin e Ole Gunar Solskjaer.

“Djajtë e Kuq” sonte si mysfair mundën Kristal Pallasin me rezultatin 3:1, teksa Sautemptoni thelloi krizën e Fulhamit edhe më shumë, duke e ngulitur këtë skuadër në pjesën e ftohtë të tabelës së klasifikimit.

Premierliga angleze

Java 28

Arsenal 5 – 1 Bournemouth
Southampton 2 – 0 Fulham
Chelsea 2 – 0 Tottenham
Crystal Palace 1 – 3 Manchester Utd
Liverpool 5 – 0 Watford
Manchester City 1 – 0 West Ham

Leave a Reply