Prej nesër starton faza e “play-off” dhe play-out” në elitën e futsalit vendor

Prej nesër në elitën e futsalit vendor startojnë ndeshjet e fazës “play-off” dhe “play-out”, ku edhe përfundimisht do të mësojmë se cila skuadër do të shpallet kampione dhe cila skuadër do të humb statusin elitarë, njofton “infOSport.mk”.

Në fazën “play-off” do të garojnë 4 skuadrat e para, ku Futsal Shkupi futet me 4 pikë epërsi ndaj Velesit, ndërkohë në “play-out”, pas dëbimit nga garat të skuadrës së Gemixhi, do të luajnë vetëm 5 skuadra, e ku njëra prej tyre do të duhet ti bashkëngjitet skuadrës nga Velesi në Ligën e Dytë.

Pengesë e parë e Futsal Shkupit në garën për titullin e kampionit do të jetë skuadra e Astibos, me të cilën së fundmi kishte luajtur si vendas në kuadër të sezonit të rregullt. Në atë ndeshje skuadra nga Çairi kishte shënuar fitore 4:1, ndërsa një gjë të tillë të besuarit e trajnerit Lekiq presin të bëjnë edhe nesër mbrëma në palestrën “Enver Idrizi” në lagjen Serava të Shkupit.

Ndërkohë ndeshja e dytë e fazës “play-off”, është ajo midis Velesit dhe Zhelezarecit, ndeshje kjo që në program është me 02 mars.

Po të njëjtën datë në kuadër të ndeshjeve të fazës “play-out”, Juventus Serava në Shkup do të mirëpret Kratovën, ndërkohë nesër (28.02), Shkëndija në Tetovë do të përballet me Cikon.

Ndeshjet e fazës “PLAY-OFF”

Futsal SHKUPI 28.02 – Shkup Astibo
Velesi 02.03 – Veles Zhelezareci

 

Ndeshjet e fazës “PLAY-OUT”

Shkëndija 28.02 – Tetovë Ciko
Juventus 02.03 – Shkup Kratova
Crna Reka e lirë  

SEZONI I RREGULLT

Futsal Shkupi sezonin e rregullt ku u zhvilluan 18 xhiro, e mbylli në pozitën e parë me 17 fitore dhe vetëm një disfatë, shndërruar e gjithë kjo në pikë, plotë 51 pikë, 4 më shumë se Velesi i vendit të dytë.

Ndërkohë pozitat 3 dhe 4 u takuan Zhelezarecit dhe Astibos me nga 30 pikë, mirëpo me skuadrën shkupjane të Zhelezarec në pozitën e tretë, kjo për shkak gol-averazhit më të mirë.

Ciko dhe Crna Reka u renditen në pozitat 5 dhe 6, me 27, gjegjësisht 26 pikë, dhe këto dy skuadra janë më komod kur është në pyetje egzistenca në mesin e më të mirëve, ndërsa për të deri në fund do të luftojnë, Juventus Serava, Kratova dhe Shkëndija. Këta të fundit me 10 pikë mbajnë fenerin, ndërsa një fitore me Cikon nesër mbrëma do ju shtonte atyre ambiciet për mbijetesë, gjithnjë nëse Juventus Serava që numëron 19 pikë në pozitën e 7-të, në Shkup do të fitonte Kratoën, që sezonin e rregullt e mbylli në pozitën e 8-të me 15 pikë të tubuara.

Futsal – Liga e Parë
Renditja Tabelare – sezoni i rregullt
# Ekipi Nd. F. B D. +/- Pikë
1. Futsal SHKUPI 18 17 0 1 67 51
2. Velesi 18 15 2 1 84 47
3. Zhelezareci 18 10 0 8 34 30
4. Astibo 18 10 0 8 -18 30
5. Ciko 18 9 0 9 0 27
6. Crna Reka 18 8 2 8 20 26
7. Juventus SERAVA 18 6 1 11 -17 19
8. Kratova 18 5 0 13 -47 15
9. Gemixhi 18 4 0 14 -43 12
10. Shkëndija 18 3 1 14 -80 10

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply