Marrëzirat e mediave maqedone nuk kanë fund, dënimi i Shkëndijës nuk ka lidhje me “Despinan”

Marrëzirat në mediat maqedone nuk kanë fund, e sidomos kur bëhet fjalë për klubet shqiptare. Siç kemi paralajmruar edhe më herët, që Federata e Futbollit të Maqedonisë ka hedhur në Komision Disiplinor Shkëndijën për ndeshjen me Vardarin të zhvilluar në xhiron e 19-të dhe që tetovarët i pret një dënim në të holla.

Dhe sigurisht dënimi ka të bëjë me mjetet piro-teknike të përdorura nga tifozët “Ballistët” në ndeshjen në fjal, dhe jo për fyerjet ndaj bashkëshortës së portierit të Vardarit, Filip Gaçevski të quajtur “Despina” siç pretendojnë dhe shkruajnë mediat maqedone, pasi një gjë e tillë nuk ka kuptim kur një dënim për arsye të tillë nuk ekziston në rregulloren e federatës.

Shkëndija do të paguaj 1500 euro dënimin./InfOSport.mk

Leave a Reply