Fitore e madhe e Makedonija Gj.P në Strumicë (VIDEO)

Makedonija Gjorçe Petrovi ka shënuar fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë kundër Bellasicës në Strumicë, duke hedhur kështu një hap të madh drejt finales së madhe, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm, mirëpo me aromë kualifikimi për skuadrën shkupjane në këtë ndeshje e realizoi braziliani Eduardo Karvaljo, i cili në minutën e 33-të shënoië një super gol me një goditje nga distanca.

Në pjesën e dytë Bellasica kishte më shumë nga loja, mirëpo vlen të ceket se Makedonija Gj.P në disa raste përmes kundërzbritjeve shumë seriozisht rrezikoi portierin Vujanac. Eduardo Karvaljo në dy raste i vetmuar para portës së vendasve nuk arriti që të shënojë edhe golin e dytë, ndërsa gjithashtu drejt portës së Bellasicës u kanos edhe kapiteni Bozhinovski, mirëpo pa sukses.

Në anën tjetër rreziku më i madh për Makedonija GJ.P. vinte nga rezervisti Pepi Georgiev, i cili në minutën e 75-të kishte rastin më të mirë, mirëpo në ato momente portieri Jovanovski intervenoi për mrrekulli, duke mos lejuar që Bellasica të barazonte rezultatin.

Kësisoj Makedonija Gj.P edhe për herë të dytë këtë edicion arrinë të mund Bellasicën në Strumicë, pas fitores 1:4 në kampionat.

Ndeshja e kthimit e ½ së finales midis Makedonija Gj.P dhe Bellasicës në Shkup, në program është me datë 10 prill, ndërsa javën që vjen në program do të jetë edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale midis Akademia Pandevit dhe Pobedës.

Leave a Reply