Barcelona ka turpëruar Realin e Madridit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinalë të Kupës së Spanjës, duke shënuar fitore me rezultatin 3:0 midis “Santiago Bernabeu”, njofton “infOSport.mk”. Që të tre golat “katalunasit” i shënuan gjatë pjesës së dytë, e ku në qendër të vëmendjes doli të jetë sulmuesi Luis Suarez, i cili thjeshtë ishte i pandalshëm për mbrojtësit e Realit të Madridit.
Golin eparë Suarez e realizoi në minutën e 50-të, pas pasimit të Usmane Dembele, ndërsa që të dy këta futbollistë luajtën rolin e njëjtë edhe në shënimin e golit të dytë, mirëpo që në këtë rast kjo dyshe u ndihmua edhe nga mbrojtësi i vendasve, Rafael Varane, që në tentativë për të pastruar rrezikun, shënoi në rrjetën e gabuar.
GOLAT NGA NDESHJA REAL MADRID – BARCELONA, NDIQENI KËTU.
Golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën, Luis Suarez e realizoi në minutën e 73-të nga penaltia, të cilën e përfitoi vetë.
Rikujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Kamp Nou” këto dy skuadra kishin barazuar me shifrat 1:1, ndërsa falë fitores së sontme, Barcelona me rezultatin e përgjithshëm 4:1 kualifikohet në finalen e madhe, aty ku do të pret fituesin nga përballja, Valencia – Betis.