Ansi Agolli në formacionin e javës në Azerbejxhan

Është 36-vjeç, po luan sezonin e tij të nëntë te Qarabagu, ku vazhdon të jetë protagonist në fushën e blertë. Ansi Agolli luajti ndeshjen e tij të 10-të në këtë sezon në Premier Ligën e Azerbajxhanin, pikërisht në barazimin 1-1 në fushën e Sabah Baku në javën e 18-të të kampionatit, duke qenë ndër më të mirët në fushë.

Paraqitja e tij u vlerësua maksimalisht nga mediet dhe specialistët vendës, që me të drejtë e përfshinë në formacionin më të mirë të javës.

Agolli, vetëm pak kohë më parë, mohoi zërat se do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit dhe me nivelin që po shfaq në fushën e blertë duket se ke ende për të dhënë.

Nuk përjashtohet mundësia që para se të varë këpucët në gozhdë të japë edhe një kontribut të fundit për ekipin që e bëri të njohur në Shqipëri, Tiranën.

Leave a Reply