Vardari në krizë për gola, nuk shënojnë plotë 290 minuta në LPFM (VIDEO)

Se Vardari ndodhet në krizë goli, një gjë të tillë dëshmoi edhe ndeshja e javës së 20-të kundër Renovës në Tetovë, në të cilën ndeshje “kuqezinjtë” nga Shkupi u turpëruan duke pësuar disfatë me shifrat 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Aleksandar Vasoski në ndeshjen ndaj skuadrës tetovare ishte shumë larg golit, ndërsa statistikat tregojnë se nënkampionët e vendit tashmë plotë 290 minuta nuk ka shënuar asnjë gol në ndeshjet e Ligës së Parë.

Golin e fundit për Vardarin e kishte realizuar shqiptari, Besar Iseni në ndeshjen e javës së 17-të kundër Pobedës në Maxhari, kur Vardari fitonte me rezultatin 3:0. Iseni tashmë është pjesë e FC Shkupit, ndërsa në atë ndeshje të 28 nëntorit të vitit të kaluar kishte shënuar në minutën e 70-të. Përfshirë këtu 20 minutat e fundit të takimit me Pobedën si dhe 270 minutat nga tre ndeshjet e fundit kundër Akademia Pandev (0:0), Shkëndijës (0:1) dhe Renovës (0:4),  Vardari tashmë plotë 290 minuta po vuan për një gol në rrjetën kundërshtare.

Ndeshjen e rradhës “kuqezinjtë” nga Shkupi do ta zhvillojnë si vendas përballë Makedonija GJ.P.

Leave a Reply