Renova fiton pas plotë 99 ditëve

Renova të dielën në kuadër të ndeshjes së javës së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ka arritur që ti jep fund serisë prej 5 ndeshjeve kampionale pa fitore. Skuadra  nga Xhepçishti si nikoqir me rezultatin e thellë 4:0 mundi Vardarin, ndërsa ishte kjo fitorja e parë, pas asaj të datës 10 nëntor të vitit të kaluar, kur në Tetovë me rezultatin 2:1 kishin mundur Pobedën e Prilepit, njofton “infOSport.mk”.

Renova në ndërkohë kishte regjistruar 3 barazime dhe 2 disfata. Ata ishin mundur si mysafir ndaj Bellasicës (1:3) në Strumicë, pastaj nga Shkëndijës si vendas (0:3), teksa kishte arritur tre barazime identike 1:1 ndaj Akademia Pandevit në Tetovë, si dhe ndaj FC Shkupit dhe Rabotniçkit  në Shkup.

Leave a Reply