Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë të dielën erdhi me ndeshjet e javës së 20-të, e ku skuadra e Sileksit regjistroi një nga rezultatet më befasuese, njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Momçilo Mitevski barazuan me rezultatin 1:1 në transfertën ndaj Rabotniçkit në Shkup, edhe pse konsideroheshin autsajder
ndaj “romantikëve”.
Ata falë një loje kompakte dhe pa asnjë respekt ndaj kundërshtarit të tyre, në fund nga Shkupi u larguan me një pikë të madhe, duke bërë që në mesin e gjithë futbollistëve të ngritet vetëbesimi edhe më shumë në prag të dy ndeshjeve që do ti zhvillojnë si vendas përballë Renovës dhe Pobedës.
Ndryshe barazimi ndaj Rabotniçkit, për Sileksin ishte i 8-ti gjatë këtij sezoni, duke u bërë kështu skuadra me më shumë barazime pas 20 javëve të para.
Pas tyre me nga 7 barazime spikasin Renova dhe Makedonija Gj.P, teksa FC Shkupi dhe Bellasica regjistrojnë nga 6 barazime.