Trajneri më i paguar në Superligë, është Mirel Josa i Prishtinës. Në shtator të vitit 2017 ai është emëruar trajner i “bardhekaltërve” nga kryeqendra kosovare, duke nënshkruar kontratë 3 vjeçare.
“Indeksonline” ka publikuar një artikull gjatë ditë së sotme, teksa thuhet se paga e tij mujore është 3,500 euro në muaj, ndërsa ajo vjetore arrinë në 42,000 euro.
Synimi kryesor i Prishtinës këtë edicion është titulli i kampionit, të cilin nuk e ka fituar që 6 vjet.
Kjo është periudha më e gjatë në histori e Prishtinës pa titull, skuadër kjo që aktualisht pas 19-të xhirove në elitën e futbollit kosovar, mban pozitën e dytë me 43 pikë, dy më pak se Ferronikeli i Zekirja Ramadanit në pozitën e parë.