Pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ka ardhur deri te ndryshimi i renditjes së golashënuesve, njofton “infOSport.mk”. Falë golit të shënuar në ndeshjen me Vardarin, sulmuesi i Renovës, Vllatko Stojanovski arriti që të zbres nga piedestali bomberin kërçovarë, Besart Ibraimi, i cili tashmë 8 ndeshje me rradhë po i mungon skuadrës së Shkëndijës.
Stojanovski në ndeshjen kundër Vardarit të fituar me rezultat 4:0 nga ana e Renovës, realizoi golin e fundit të takimit, që njëherit ishte i 12-ti sezonal.
Ai në këtë mënyrë la pas vetes Besart Ibraimin me 11 gola, teksa pas tyre me nga 10 gola renditen Izair Emini i Shkëndijës dhe Petar Petkovski i Rabotniçkit.
Shifrën e 12 golave, Stojanovski e ka arritur në 19-të ndeshje kampionale, teksa Ibraimi 11 golat e tij i ka realizuar në po aq ndeshje.
# | LISTA E GOLASHËNUESVE | ||
Emri i futbollistit | Ekipi | Gola | |
1. | Stojanovski V. | Renova | 12 |
2. | Ibraimi B. | Shkëndija | 11 |
3. | Emini I. | Shkëndija | 10 |
3. | Petkovski P. | Rabotniçki | 10 |
5. | Doriev L. | Akademija Pandev | 8 |
5. | Kirovski H. | Makedonija Gj.P | 8 |
7. | Nëabueze K. | Pobeda | 6 |
7. | Da Silva R. | Makedonija Gj.P | 6 |
9. | Baldovaliev Z. | Bellasica | 5 |
9. | Georgiev B. | Sileksi | 5 |
9. | Ivanovski F. | Bellasica | 5 |
9. | Krstovski M. | Akademija Pandev | 5 |
9. | Stjepanoviç O. | Makedonija Gj.P | 5 |