Lajm i mirë për Renovën, mbërrin dokumentacioni për Useinin, debuton ndaj Sileksit

Një lajm i mirë për Renovën dhe trajnerin e saj Nikolla Ilievski – Xhixhi, i cili nga ndeshja e ardhshme, ajo e javës së 21-të do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e Muhamed Useinit, transfeirmit më të bujshëm të merkatos së dimrit të bërë nga ana e skuadrës tetovare.

Siç mëson “infOSport.mk”, në zyrat e Renovës ka arritur dokumentacioni i duhur nga FIFA për Muhamed Useinin, i cili fitoi betejën në shtëpinë e futbollit Botëror me ish skuadrën e tij Flamurtarin, dhe si futbollistë i lirë iu bashkua Renovës.

I njëjti për shkak dokumentacionit jo të plotë nuk mundi të ndihmojë skuadrën në dy ndeshjet e stinorit pranveror kundër Rabotniçkit dhe Vardarit, por tashmë gjithçka është në rregull dhe Useini do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës që vjen, kur Renova do të përballet me Sileksin në Kratovë.

Drejtuesit e Renovës nesër gjithë dokumentacionin e duhur do ta dorëzojnë në FFM, ndërsa pasi emri i Useinit të regjistrohet, i njëjti nuk do të ketë problem për të ndihmuar Renovën në vazhdim të kampionatit, transmeton “infOSport.mk”.

Pas 4 pikëve të marrë në dy ndeshjet e para, tashmë ambiciet e Renovës janë shtuar, ndërsa me Useinin në skuadër të njëjtat mund të gjejnë një forcë shtesë dhe në fund të bëjnë realitet ëndërrën e tifozëve “bardhekaltër” për të siguruar një vend në ndeshjet e Liga Europa.

Leave a Reply