Futbollistët më në formë të pranverës në LPFM

Stinori pranveror tashmë ka lënë mbrapa dy xhirot e para, ku vijnë në shprehjetre emra futbollistësh që po shkëlqejnë me skuadrat e tyre, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për shkupjanin e Shkëndijës, Omar Imeri, kapitenin e Akademia Pandev, Lupçe Doriev dhe sulmuesin e Renovës, Emran Ramadani. Që të tre këto emra kanë të shënuar nga dy gola, duke qenë më të merituar për pikët e fituara nga ana e skuadrave të tyre.

Omar Imeri golin e tij të parë e kishte shënuar ndaj Vardarit, kur edhe kishte vendosur fatin e takimit, dukei siguruar tre pikët Shkëndijës, ndërsa po i njëjti kaloi në epërsi skuadrën e tij në transfertën ndaj Makedonija GJ.P, ndeshje kjo që në fund u mbyll me barazimin 1:1.

Doriev pas golit të parë të shënuar ndaj Makedonija GJ.P në atë fitore 3:0, realizoi edhe golin vendimtarë të fitores në derbin lokal ndaj Bellasicës, teksa Emran Ramadani që të dy golat i shënoi në ndeshjen e fundit kundër Vardarit, kur Renova e tij në fund shënoi fitore të madhe, 4:0. Përveç dygolëshit, Ramadani asistoi edhe në golin e katërt të shënuar nga ana e Vlatko Stojanovskit, duke dëshmuar formën e tij të mirë në të cilën ndodhet.

Leave a Reply