Federata Ndërkombëtare e Xhudos e njohur ndryshe si “IJF” ka publikuar ranglistën e re të përgjithshme.
Pas triumfit të Majlinda Kelmendit në Grand Slamit të Dyseldorfit në Gjermani, Majlinda Kelmendi është ngritur për katër pozita, shkruan Zëri.
Xhudistja nga Peja fitoi medaljen e artë në Gjermani, ndërsa në ranglistën e re, ajo renditet në vendin e tetë me 3810 pikë.
Në finalen e këtij evinimenti, Majlinda ia doli ta mposhtë xhudisten nga Mongolia, Lkhagvasure Sosorbaram.
Ndërkaq, xhudistja tjetër nga Kosova, Nora Gjakova renditet në vendin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë duke pasur 6155 pikë.
Distria Krasniqi që bën gara në kategorinë e njejtë me Majlinda Kelmendin ka 2969 pikë dhe renditet në vendin e 12-të.
Dhe për fund, Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë renditet në vendin e shtatë me 4191 pikë.