Skuadra e Shkupit pretendim këtë sezon ka mbetjen në mesin e më të mirëve të futbollit vendor, por edhe kapjen e Europës nëse vjen mundësia. Skuadra nga Çairi e nisi sezonin në mënyrën më të keqe, ndërsa kah përfundimi i stinorit të parë rimori vetën, duke rikuperuar disa vende në renditje dhe e mbylli pjesën e parë në pozitë komode.
Ndërkohë për momentin skuadra e Shkupit shihet në formë, duke marrë parasysh se në 7 ndeshjet e fundit nuk njeh për humbje. Skuadra “bardheblu” në 7 takimet e fundit regjistron 4 fitore, edhe atë ndaj Pobedës (3:0), Rabotniçkit (2:0), Bellasicës (1:0) dhe Vardarit (1:0), si dhe 3 barazime përballë Sileksit (2:2), Renovës (1:1) dhe Makedonija GJ.P (2:2), me një statistikë golash të shënuar plotë 12-të dhe vetëm 5 të pranuar.
Nëse shkupjanët vazhdojnë me këtë ritëm, mund të hyjnë në luftë për pozitat europiane. FC Shkupi ndeshjen e radhës në kampionat e luan me Akademia Pandevin në transfertë./InfOSport.mk