Vardari plotë 200 minuta pa gol të shënuar në LPFM (VIDEO)

Vardari tashmë plotë 200 minuta është pa gol të shënuar në një ndeshje të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Golin e fundit për skuadrën shkupjane e ka realizuar shqiptari, Besar Iseni në ndeshjen e javës së 17-të kundër Pobedës në Maxhari, kur Vardari fitonte me rezultatin 3:0.

Super goli i Besar Isenit ndaj Pobedes

Super goli i Besar Isenit ndaj Pobedes VARDARI – POBEDA 3:0(B. Iseni 70')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 28 ноември 2018 г.

Besar Iseni, i cili gjatë merkatos së dimrit u transferua te FC Shkupi, në atë ndeshje të 28 nëntorit të vitit të kaluar kishte shënuar në minutën e 70-të, ndërsa duke përfshirë 20 minutat e fundit të takimit me Pobedën si dhe 180 minutat nga dy ndeshjet e fundit kundër Akademia Pandev (0:0) dhe Shkëndijës (0:1), Vardari tashmë plotë 200 minuta po vuan për një gol në rrjetën kundërshtare.

 

Leave a Reply