Trençovski: Shpresoj se do dalim fitues edhe  për herë të tretë ndaj Bellasicës

Kur janë në pyetje derbit lokal, ata çdoherë sjellin shumë emocione, shumë paqartësi dhe befasi të këndshme. I tillë pritet të jetë edhe derbi i sotëm lokal i Strumicës, midis Bellasicës dhe Akademia Pandevit, me këta të fundit që shihen favoritë në letër. Skuadra e trajnerit Jugoslav Trençovski aktualisht mban pozitën e tretë në renditje, ndërsa i njëjti beson se do t’ia arrijnë qëllimit që edhe në ndeshjen e tretë të këtij edicioni të dalin fitues përballë rivalit lokal, Bellasicës, që në anën tjetër renditet vetëm në pozitën e fundit.

“Sinqerisht shpresoj se do dalim si fitues edhe në ndeshjen e tretë, edhe pse mendoj se do ta kemi të vështirë, pasi pikët për Bellasicën janë shumë të rëndësishme, ndërsa gjithashtu gjatë merkatos së dimrit krijuan një skuadër kompakte. Motivi do të jetë i madh edhe tek, edhe te ata, mirëpo mendoj se në këtë ndeshje do të vendosin nuanca dhe inspirimi individual” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri i Akademia Pandev, Jugoslav Trençovski.

Akademia Pandev dy ndeshjet e para të këtij edicioni i fitoi pa asnjë gol të pranuar. Fillimisht në rolin e mysafirit në stadiumin “Mladost” falë “dopietës” së Mario Krstovski shënuan fitore 2:0, ndërsa në ndeshjen e dytë të zhvilluar në stadiumin “Kukush” në Turnovë shënuan fitore 3:0, falë golave të shënuar nga Doriev, Krstovski dhe Milovanoviq.

Leave a Reply