Struga Trim Lum ka shënuar fitore 2:1 në miqësoren e zhvilluar sot në Ohër përballë Teteksit, njofton “infOSport.mk”.
Autorë të golave për skuadrën strugane ishin dy përforcimet e merkatos së dimrit, Florent Osmani dhe Hristijan Dragarski, të cilët po dëshmojnë cilësitë e tyre që në start.
Na anën tjetër golin e vetëm për Teteksin në këtë përballje e realizoi ish sulmuesi i Gostivarit, Valon Zeqiri.
Për Struga Trim Lum ishte kjo ndeshja e 6-të miqësore në këtë fazë përgatitore, ku arriti edhe fitoren e 3-të, pas atyre ndaj Dritës së Bogovinës dhe Goblenit.
NDESHJET MIQËSORE TË STRUGA TRIM LUM |
STRUGA TRIM LUM – TETEKSI 2:1 |
STRUGA TRIM LUM – VËLLAZËRIMI 1:1 |
STRUGA TRIM LUM – DRITA BOGOVINË 3:0 |
STRUGA TRIM LUM – BORECI 0:1 |
STRUGA TRIM LUM – SILEKSI 1:1 |
STRUGA TRIM LUM – GOBLEN JUNIOR 1:0 |