Renova tashmë 15 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore në ndeshjet ndaj Vardarit, njofton “infOSport.mk”. Kjo skuadër për herë të fundit skuadrën nga Shkupi e kishte mundur me 6 dhjetor të vitit 2014-të, edhe atë në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës (2:0), ndërkohë fitoren e fundit në kampionat Renova në ndeshjet ndaj Vardarit e kishte regjistruar me 22 nëntor të vitit 2014-të, kur në Tetovë falë golave të shënuar nga Izair Emini (2 gola) dhe Agron Memedi fitonte me rezultatin 3:0.
Ndryshe në 15 ndeshjet e fundit Vardari ka regjistruar 11 fitore, ndërsa vetëm 4 ndeshje janë mbyllur me barazime. 25 gola ka shënuar Vardari në këto ndeshje, ndërsa Renova numëron vetëm 6 gola.