Epërsia e siguruar që në start të ndeshjes duhej të menaxhohet me gol të dytë nga ana e Shkëndijës vlerëson trajneri Qatip Osmani, që beson se në pjesën e parë kundër Makedonija Gj.P. skuadra i pati gjitha mundësitë të mbyllte fatin e takimit. Kështu skuadra shkupjane golit të Omar Imerit i’u përgjigj me realizimin e Robsonit nga gjuatja e lirë në fraksionin e dytë, që në fund rezultoi vendimatar për barazimin 1:1.
“Shënuam gol shumë herët, kishim lojë dhe disa raste por mendoj se duhej që në pjesën e parë duhej ta kishim vendosur fatin e takimit. Pas pranimit të golit nuk reaguam ashtu siç duhet, nuk gjetëm zgjidhje për të depërtuar drejt portës kundërshtare. U munduam me zëvendësime t’a freskojmë sulmin, por megjithatë nuk arritëm të ndryshojmë gjë dhe në fund dolëm me barazim”, – komentoi ndeshjen e sotme ndaj Makedonija GJ.P trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.