Shkëndija me një fitore eventuale ndaj Makedonija GJ.P. sot në Shkup, do të kishte çuar në 10-të pikë diferencën ndaj vendit të dytë, mirëpo humbja e Vardarit bëri që të ruhet distanca prej 8 pikëve, tashmë ndaj Akademia Pandevit që ngjitet pas “kuqezinjëve” në tabelë.
“Sigurisht se është mirë që ruajmë distancën me vendin e dytë, por sërish mendoj se Shkëndija këtu duhej të merrte tre pikët. Megjithatë edhe kështu nuk është keq, pasi kampionati është i gjatë dhe para vetes kemi edhe shumë ndeshje. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse përveç Vardarit tashmë konkurent kemi edhe Akademia Pandevin që tregon paraqitje të mira. Kështu që mendoj se konkurent i Shkëndijës nuk është vetëm Vardari”, – përfundoi Qatip Osmani.
Ndeshjen e rradhës Shkëndija do ta zhvillojë kundër Bellasicës, që aktualisht ndodhet në pozitën e parafundit, mirëpo me pikë të njëjta sikurse edhe skuadra e fundit në tabelë, Pobeda, që të dyja skuadrat me nga 18 pikë.