Një lajm i mirë dhe një i keq për Shkëndijën në prag të ndeshjes së sotme

Shkëndija e Tetovës sot në Shkup do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor. Pas fitores minimale ndaj Vardarit në Tetovë, sot “kuqezinjtë” do të përballen me Makedonija GJ.P, një skuadër kjo që së fundmi në ndeshjen si vendas kundër Shkëndijës kishte barazuar pa gola.

Trajneri Qatip Osmani për takimin e sotëm do të mund të llogarisë në mbrojtësin e majtë, Gledi Mici, dhe ky përbënë lajmin e mirë, ndërsa lajm i keq është mungesa e qendërmbrojtësit Egzon Bejtullai, i cili kompletoi numrin e kartonave (pesë), që automatikisht sjellin pezullim prej një ndeshje.

Në anën tjetër te Makedonija GJ.P për të njëjtën arsye do të mungojë mbrojtësi i krahut të djathë, Filip Stojanovski.

KUSH DO E ZËVENDËSOJË BEJTULLAIN?

Bejtullai është një futbollistë shumë i rëndësishëm për Shkëndijën, sidomos për vijën e fundit të mbrojtjes, aty ku sillen si dy komandantë të vërtetë bashkë me Visar Musliun. Vendin e Bejtullait pritet ta zë Konstantin Çeshmexhiev, ndërsa në këtë pozitë mund të luaj edhe i riu Leard Sadriu, njëherit pjesë e përfaqësueses shpresa të Kosovës.

Leave a Reply