Hamza Ramani është një tjetër 16 vjeçar që debutoi sot me FC Shkupin në ndeshjen ndaj Pobedës të zhvilluar në stadiumin e Çairit në kuadër të xhiros së 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Ramani është futbollist i rritur dhe i dalur nga shkolla te Shkupit, ndërsa këtë të diele trajneri Umit Karan vendosi që të aktivizojë në lojë për herë të parë 16 vjeçarin e talentuar. Ramani u aktivizua në lojë në minutën e 84-t, duke zëvendësuar Armel Bradxhin.
“Elhamdulilah për debutimin e sotshëm. Jam shumë mirënjohës për besimin që ma ka dhënë trajneri”, ka shkruar Ramani pas ndeshjes në profiling e tij në “fejsbuk”.
16 vjeçari luan në mesfushë dhë bëhet fjal për një futbollist premtues, ndërsa tekniku turk vendosi t’i jep shansin në moment të duhur kur ekipi kishte avantazh në 3:0 dhe i riu kishte hapësira të ketë kontakte më shumë me topin dhe t’i tregojë vlerat.Përveç Ramanit në kësi lloj moshe, për Shkupin ka debutuar edhe Suhejl Muharemi, që sot është njëri ndër futbollistët më standart te skuadra nga Çairi./InfOSport.mk