FC Shkupi përveç fitores së madhe 3:0 ndaj Pobedës së Prilepit, ka bindur me lojën e saj, duke paralajmëruar edhe kundërshtarët e ardhshëm në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Pas barazimit heroik në Kratovë, kur vetëm në sekondat e fundit arritën që të barazojnë ndaj Sileksit, sot në stadiumin e Çairit të përzgjedhurit e trajnerit Umit Karan, në asnjë moment nuk dyshuan tek fitorja, të cilën me një super gol në minutën e 38-të e paralajmëroi kapiteni Muarem Bajrami.
Shkupi avanson me super golin e shënuar nga Muarem Bajrami nga gjuajtja e lirë
Shkupi avanson me super golin e shënuar nga Muarem Bajrami nga gjuajtja e lirëFC SHKUPI – POBEDA 1:0(M. Bajrami 37')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 февруари 2019 г.
Mesfushori shkupjan ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga rreth 20 metra, duke mposhtur portierin Tofiloski, i cili deri në ato momente ishte superior në portë, edhe pse në një moment në minutën e 25-të kishte aleat shtyllën pingule, pas goditjes së Ustabashit.
Me rezultatin 1:0 u shkua në pushim, ndërsa në pjesën e dytë “bardhekaltërit” nga Çairi të entuziazmuar edhe nga përkrahja frenetike e tifozëve të tyre, “Shvercerat” arritën që të realizojnë edhe dy gola të tjerë.
SHKUPI DYFISHON REZULTATIN NDAJ POBEDËS, SHËNON ANGELLOV
SHKUPI DYFISHON REZULTATIN NDAJ POBEDËS, SHËNON ANGELLOVFC SHKUPI – POBEDA 2:0(V. Angellov 52')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 февруари 2019 г.
Në një moment paniku, kur Tofiloski devijoi topin në rivënie anësore, Filip Ristovski me shpejtësi ekzekutoi të njëjtën, duke gjetur brenda zonës sulmuesin Viktor Angellov, i cili në manirin e golashënuesve të mëdhenjë në minutën e 50-të, edhe për herë të dytë mposhti portierin Tofiloski.
Ky i fundit në minutën e 75-të u detyrua që edhe njëherë tjetër të nxjerrë topin nga rrjeta e tij, kjo paksa edhe për fajin e mbrojtësit Aleksandar Ristevski, i cili humbi një top, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzoi braziliani Serzhinjo, që në ato momente vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, FC Shkupi 3, Pobeda 0.
SERZHINJO SHËNON EDHE GOLIN E TRETË NË RRJETËN E POBEDËS
SERZHINJO SHËNON EDHE GOLIN E TRETË NË RRJETËN E POBEDËSFC SHKUPI – POBEDA 3:0(Serzhinjo 72')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 февруари 2019 г.
Me këtë fitore FC Shkupi tashmë numëron 27 pikë, vetëm një më pak se Rabotniçki i vendit të katërt, teksa Pobeda mbetet e ngujuar në pozitën e fundit me vetëm 18 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe Bellasica në pozitën e parafundit.