FC Shkupi nën drejtimin e trajnerit Umit Karan, tashmë 6 ndeshje me rradhë në kuadër të kampionatit elitarë nuk dinë për disfatë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Çairi ka regjistruar 3 fitore dhe 3 barazime në këto ndeshje, ndërsa për herë të fundit që ishte mundur në një ndeshje kampionale, kishte qenë ajo e 4 nëntorit të vitit të kaluar, kur në Tetovë kishte pësuar disfarë 3:0 nga Shkëndija.
Vetëm një javë më pas FC Shkupi kishte mundur Vardarin në Çair me rezultatin minimal 1:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat kishte shënuar fitore edhe ndaj Bellasicës në kuadër të javës së 16-të, për të ardhur më pas edhe fitorja në transfertë kundër Rabotniçkit (2:0) në kuadër të javës së 18-të.
Ndërkohë FC Shkupi kishte barazuar 2:2 me Makedonija Gj.P në transfertë, pastaj 1:1 me Renovën në Çair dhe së fundmi kundër Sileksit në Kratovë me rezultatin 2:2.