Bilali: Luajtëm me shpirt, fitoren ia dedikojmë Igor Aleksovskit (VIDEO)

FC Shkupi mori fitoren e parë në gjysmësezonin pranveror në eltiën e futbollit vendor, duke mundur Pobedën bindshëm me shifra 3:0 pranë publikut vendas. Pas sfidës, mbrojtësi i “bardhekaltërve” ka folur për mediat, duke thënë se fitoren ia dedikojnë portierit Igor Aleksvoskit që është jashtë fushave për shkak lëndimit, duke ia uruar kështu ditëlindjen.

“Jemi të gëzuar me këtë ndeshje dhe këtë fitore ia dedikojmë portierit tonë Igor Aleksovskit që sot feston edhe ditëlindjen. Fitoren ua dedikojmë të gjithë çunave të gjithë “Shvercerave” dhe jemi shumë të lumtur për këtë karrakter dhe këtë fitore që e morëm sot në shtëpinë tonë. Kam shumë besim dhe jam shumë optimist, ku mendojë se ndeshje pas ndeshje të përqëndrohemi dhe të lozemi me shpirt dhe me zemër në fushë siç luajtëm sot dhe mendojë që çdo gjë është e arritshme”, tha mbrojtësi i Shkupit, Amir Bilali.

Deklarata e mbrojtësit të Shkupit, Amir Bilali pas triumfit ndaj Pobedës. Fitorja i dedikohet portierit Igor Aleksovski ⬇️

Публикувахте от Tv Shenja в Неделя, 24 февруари 2019 г.

 

 

Leave a Reply