Bardhi me Levanten, mposhten në shtëpi nga Reali

Enis Bardhi me Levanten nuk kanë arritur të paktën të nxjerrin një pikë ndaj Real Madridit, pasi ndeshja u mbyll me shifra 1:2 në favor të skuadrës madrilene, falë dy penalltive. Bardhi ishte në formacion startues dhe luajti për 90-të minuta, me Levanten që krijoi lojë kolektive, por që ishin të pafat duke u ndëshkuar nga dy penallti.

Autor të golave për Realin ishin Benzema dhe Bejl, ndërsa për Levanten shënoi Roxher. Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak në fushë, pasi nga skuadra e Madridit me karton të kuq u ndëshkua Naço, ndërsa te Levante, Roçina. Fitorja e sotme, mban Realin në luftë për titullin, duke grumbulluar 48 pikë në vendin e 3-të, ndërsa para tyre qëndron Atletiko me dy pikë më shumë dhe Barcelona kryesuese që posedon 57 pikë./InfOSport.mk

Leave a Reply