Angellov: Fitorja dhuratë për ditëlindjen e Aleksovskit

FC Shkupi sot para tifozëve të vetë në Çair shënoi fitoren më të thellë të këtij edicioni, duke mundur Pobedën me rezultatin 3:0. Skuadra e trajnerit turk, Umit Karan dominoi ndeshjen në të gjitha aspektet, ndërsa shumë lehtë mund të ndodhte që mysafirët për në Prilep të ktheheshin edhe me ndonjë gol në rrjetën e tyre.

Muharem Bajrami  gjatë pjesës së parë dhe Viktor Angellov dhe Serzhinjo në pjesën e dytë ishin autorë të golave për FC Shkupin, skuadër kjo që vazhdon të ruaj pozitën e 5-të në tabelë, tashmë me vetëm një pikë më pak se Rabotniçki i vendit të katërt.

Pas përfundimit të ndeshjes për faqen zyrtare të klubit nga Çairi ka folur sulmuesi Viktor Angelov, i cili tha se fitoren i’a dedikojnë portierit të tyre Igor Aleksovski, i cili sot feston ditëlindjen e tij të 24-të.

“Në fillim ishte një ndeshje e fortë, por e hapëm rezultatin me golin e mrekullueshëm të Bajramit, më pas kishim pak presion që ta rrisim epërsinë sa më shpejtë dhe në fund doli gjithçka siq duhet, fituam me rezultat 3:0. Këtë fitore ja dedikojmë portierit tonë Igor Aleksovski që sot ka ditëlindjen, ta festojë sa më mirë dhe të shërohet sa është e mundur më shpejt”, – është shprehur Angellov, për të cilin ishte ky goli i katërt sezonal.

 

Leave a Reply