Shkëndija beson në rezultat pozitiv ndaj Makedonija GJ.P

Shkëndija gjatë ditës së nesërme do të udhëtojë drejt Shkupit me ambicie për të përforcuar pozitën e parë në renditje dhe kuqezinjtë duken të gatshëm për vështirësitë me të cilat mund të ballafaqohen në terrenin e Makedonija Gj.P., fushë ku herën e fundit “kuqezinjtë” nga Tetova kishin marrë një barazim pa gola.

Shkëndija gjysmësezonin pranveror e nisi me fitore kundër Vardarit (1:0), mirëpo ai triumf shpejt u arkivua dhe vëmendja gjithë javën ishte e kthyer ka përballja e rradhës.

Stafi teknik nuk ka patur ndonjë problem në procesin e punës dhe performansa e skuadrës në seancat stërvitore bind se futbollistët janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Është fakt se në historinë më të re Shkëndija nuk njeh humbje në duelet me Makedonija Gj.P., skuadër kjo që për herë të fundit skuadrën tetovare e kishte mundur me 26 prill të vitit 2008, kur si vendas kishte triumfuar me rezultatin minimal 1:0.

Makedonija Gj.P. vs Shkëndija luhet të dielën në stadiumin e lagjes Gjorçe Petrov të Shkupit me fillim në orën 14:00.

Leave a Reply