FC Shkupi nesër në Çair do të kërkojë golin e parë të këtij edicioni në ndeshjet ndaj Pobedës së Prilepit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 20-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Në dy ndeshjet e stinorit vjeshtorë, futbollistët nga Çairi nuk arritën që të tundin rrjetën e portierit Tofiloski, i cili njëherit ishte edhe më i merituari për atë barazim pa gola në ndeshjen e 19 gushtit të vitit të kaluar. Ndërkohë në ndeshjen e zhvilluar në transfertë, FC Shkupi u mund nga Pobeda me rezultatin 2:0, ndërsa autorë të golave në ndeshjen e 28 tetorit ishin Kirian Nvabueze dhe Gjorgi Tanushev.
Ndeshja FC Shkupi – Pobeda gjatë ditës së nesërme në Çair do të startojë në ora 14:00.