UEFA ka pezulluar futbollistin e Valecias, Xhefri Kondogbia. Ish-futbollisti i Interit do të mungojë për 2 takimet e rradhës në kuadër të Liga Europa. Ai mori një karton të verdhë me dashje në barazimin kundër Seltikut, ndeshje kjo e vlefshme për ndeshjet e 1/16 së finales.
Në fakt francezi, do të mungojë për 3 ndeshje duke qenë se komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka lënë në fuqi edhe kartonin e verdhë të marrë prej 26-vjeçarit. Kondogbia do të humbasë në këtë mënyrë të dy ndeshjet e 1/8 së finales ndaj skuadrës së Krasnodar.
Një vendim i këtillë ka frikësuar tej mase edhe Real Madridin dhe mbrojtësin, Serhio Ramos, i cili pret vendimin për të verdhin që mori kundër Ajaksit në Ligën e Kampionëve.
UEFA ka hapur një hetim disiplinor për këtë rast, por nuk është shprehur ende.
Spanjolli mori një të verdhë në fund, kur Reali po fitonte 1:2 në Holandë, karton i cili do ta bënte të mungonte sfidën e ardhshme dhe të ishte i pastër për fazën tjetër.