Milani vazhdon të shkëlqejë, tashmë rradhën e ka Lacio e Strakoshës!

Skuadra e Milanit ka konfirmuar formën e mirë edhe sonte në ndeshjen e parë të javës së 25-të në “Serie A”, duke mundur në “San Siro” Empolin e Frederik Veselit me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre golat “rossonerët” i shënuan gjatë pjesës së dytë, me Krishtof Pjontek i cili në minutën e 49-të shënoi për 1:0. Ishte ky goli numër 7 në 6 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Milanit, përfshirë këtu edhe atë të Kupës me Napolin, kur kishte realizuar dy gola.

Golin e dytë Milani e gjeti në minutën e 51-të me anë të Frank Kesie, që realizoi një super gol, ndërsa rezultatin përfundimtarë, Milani 3, Empoli 0, e vendosi Samu Kastijeho në minutën e 67-të.

Ishte kjo një ndeshjes mes skuadrës së katërt dhë të 17-të në renditje, ndërsa në mes javë Milanin e pret përballja gjysmëfinale e Kupës kundër Lacios së Thomas Strakoshës.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply