Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, ka arritur të sigurojë medalje, pasi është kualifikuar në finale të “Grand Slam-it” të Dyzeldorfit. Deri në finalen e madhe Majlinda mposhti koreanen, Bokyeong Jeong, brazilianen Eleudis Valentim dhe gjermanen, Verna Thumm, teksa në gjysmëfinale ajo ishte më e mirë se
Italianja Odette Giuffrida. Vlen të theksohet se Majlinda të gjitha luftërat i fitoi me ippon, duke dëshmuar në këtë mënyrë se është një kampione e vërtetë e xhudos.
Në finalen e madhe Majlinda Kelmendi do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren, duel ky i cili pritet të fillojë në orën 17:00.
IPPON💥Grand Slam DyseldorfMajlinda eshte kualifikuar ne finaleee👏🔥
Публикувахте от Kosova Judo Federation в Петък, 22 февруари 2019 г.