Federata e Futbollit të Maqedonisë ka publikuar zyrtarët e ndeshjeve të javës së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Edhe kjo fundjavë sjellë me vete dy përballje shkupjano-tetovare, e ku e gjithë vëmendja edhe këtë herë do të përqëndrohet në Tetovë, aty ku Renova do të mirëpret Vardarin.
Pikët nga kjo sfidë, e cila pritet të prodhojë një lojë interesante, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të dyja skuadrat, me Renovën që dëshiron të kap një seri pozitive dhe tu afrohet pozitave në pjesën e sipërme të tabelës, dhe Vardarin që dëshiron të mbajë hapin me Shkëndijën e pozitës së parë.
Drejtësinë në përballjen mes “gjipspunuesve” dhe “kuqezinjëve” nga Shkupi do ta ndajnë Aleksandar Stavrev me asistentët e tij, Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov. Arbitërt i katërt do të jetë Daniel Vasilevski, ndërsa dy arbitrët shtesë pranë portave do të jenë Konstantin Vlaho dhe Marjan Mladenovski.
KËTU mund të shihni të gjithë emrat e arbitrëve që do të referojnë në ndeshjet e javës së 20-të në LPFM.