Deulofeu magjeps me 3 gola dhe 1 asist në fitoren e Uatfordit (VIDEO)

Uatfordi dhe Zherard Deulofeu kanë dhuruar spektakël sonte në ndeshjen e vlefshme të javës së 27-të përballë Kardifit, njofton “infOSport.mk”.

3 gola të spanjollit dhe dy të tjerë të shënuar nga Troj Deney, bënë që Uatfordi të shënojë fitore me rezultatin 5:1.

Golin e tij të parë në këtë ndeshje, Deulofeu e realizoi në minutën e 18-të, ndërsa dy të tjerët i realizoi brenda dy minutave (61’ dhe 63’).

Në minutën e 73-të Deulofeu kishte rastin të shënojë edhe golin e katërt personal, mirëpo ai u tregua shumë xhentëlmen, duke asistuar për Dinej, i cili në ato momente realizoi golin e tij të parë, që në minutën e parë shtesë të takimit të shënojë edhe golin e dytë personal.

Golin e nderit për skuadrën vendase të Kardif në këtë ndeshje e realizoi mbrojtësi Sol Bamba në minutën e 82-të.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Uest Hami me rezultatin 3:1 mundi Fulhamin, duke e ngulitur edhe më shumë në zonën e ftohtë.

Leave a Reply