Demiri: I gatshëm për të rinisur sezonin në Ukrainë, shpresojë të ftohem nga Panuçi

Nga nesër starton edhe futbolli në Ukrainë, me ndeshjet e xhiros së 19-të gjysmësezonin pranveror në Premier Ligën ukrainase. Futbollisti nga Shkupi, Besir Demiri që milition me skuadrën e Mariupolit, si duket kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura me ekipin dhe ndjehen të gatshëm për të rinisur me kampionatin. Mariupoli ndeshjen e parë e luan nesër ndaj Olimpik Donjetskut në shtëpi.  Ndërkohë në një bisedë ekskluzive për “InfOSport”, mbrojtësi shkupjan shpreh objektivin e klubit që kanë për fund të sezonit, ndërsa sipas tij është e rëndësishme që të niset me “këmbë të mbarë”.

“Në fillim me e rëndësishmja është që gëzoj shëndet të mirë dhe përgatitje kaluan pa asnjë pengesë dhe besoj që përsonalisht jam i përgatitur për fillim të kampionatit, por gjithashtu edhe gjithë ekipi. Ojbektivi jonë është që të përfundojmë në në mesin e 6-të ekipeve më të mira të Superligës së Ukrainës. Kemi 4 ndeshje 4 finale. Duhet sa më shumë të arkëtojmë pikë që t’ia arrijmë qëllimit. Ndeshja e parë si çdo herë është shumë e rëndësishme që të fillojmë me këmbë të mbarë”, shprehet fillimisht Demiri për “InfOSport.mk”

Emri i Besir Demirit gjatë merkatos së janarit lakohej në shumë klube të ndryshme dhe më shumë nga disa skuadra të Superligës së Turqisë, mirëpo shkupjani si duket është futbollist kyç dhe shumë i vlerësuar te Mariupoli, me palët që kanë vendosur t’i qëndrojnë besnik kontratës deri në fund.

“Ka pasur interesim nga shumë klube në këtë merkato dimërore. Kemi pasur edhe disa oferta konkrete që kanë ardhur në klub dhe të gjitha janë shqyrtuar nga drejtuesit e klubit, ndërsa në fund vendosëm që më e mira është që të qëndrojë te Mariupoli deri në fund të sezonit dhe në verë të vendosim për të ardhmen”, thotë mbrojtësi nga Shkupi.

Demiri vitin e kaluar iu bashkua Kombëtares së Shqipërisë, por ende deri më tani nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare e as miqësore. Seleksionuesi Kristian Panuçi grumbulloi Demiri për dy ndeshjet në Ligën e Kombeve me Izraelin dhe Skocinë, por as në të parën e as në të dytën shkupjani nuk u aktivizua. Ndërkohë i pyetur për ndonjë ftesë eventuale për ndeshjet e para eliminatore të Europianit që fillojnë në muajin mars, Demiri jep përgjigje shumë transparente, duke vlerësuar çdo vendim të Panuçit.

“Secili shpreson të jetë pjesë e çdo grumbullimi në Kombëtare. Besoj që seleksionuesi Panuçi do t’iu bëjë ftesë lojtarëve që janë në formë më të mirë për momentin. E jona është që të punojmë, pjesa tjetër i takon përzgjedhësit dhe çdo vendim i tij është i mirëpritur nga ne” përfundon Demiri.

Leave a Reply