Sulmuesi shkodran, Bekim Balaj vazhdon të spikasë në sfidat miqësore me skuadrën ruse të Akhmat Grozni. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po tregon një formë shumë të mirë gjatë kësaj periudhe, teksa realizoi një tjetër gol, i treti për të gjatë fazës përgatitore në tokën turke, aty ku Akhmat Grozni tashmë për disa javë po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve para startit të stinorit pranveror në Premierligën ruse.
Balaj gjatë ditës së sotme shënoi golin e parë në fitoren 2:0 të skuadrës së tij ndaj bjellorusëve të Dinamo Minsk.
Balaj realizoi në minutën e 58-të, ndërsa nuk vonoi shumë dhe 7 minuta më pas, bashkëlojtari i tij brazilian, Silva Lima vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Akhmat Grozni 2, Dinamo Minsk 0.