Struga Trim Lum dhe Vëllazërimi ndahen me barazim

Struga Trim Lum dhe Vëllazërimi janë ndarë me barazim në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Ohër, njofton “infOSport.mk”.

1:1 ishte rezultati pas 90-të minutave lojë, me Struga Trim Lum që avansoi në pjesën e parë me anë të Agon Hajredinit, teksa skuadra kërçovare golin e barazimit e gjeti në pjesën e dytë me autorë Mirlind Ibrahimi.

Ishte kjo një ndeshje, në të cilën dy trajnerët Jeton Beqiri dhe Bujar Islami, ju dhanë mundësinë të gjithë futbollistëve, ndërsa ndeshjen e nisën me më të mirët.

FORMACIONET:
VËLLAZËRIMI: Valon Neziri, Jusuf Aliu, Mentor Rexhepi, Ylber Beqiri, Abdulla Sejdini,   Altin Sefo, Agon Elezi,  Sherif Rexhepi, Mërgim Dan,  Alban Rasimi dhe Murat  Adili.
STRUGA TRIM LUM: Ilçe Petroski, Ermin Anrushi, Ard Kasami, Hristijan Dragarski, Valentin Koçoski, Flamur Tairi, Nijaz Lena, Agon Hajredini, Florent Osmani, Altin Lloga, Dejan Cvetanoski.

Leave a Reply